Botë

Të ngrirë për vdekje, së paku 22 persona vdesin nga bora në Pakistan

Temperaturat e ulëta deri në minus tetë gradë Celsius, në kohën e një stuhie të madhe bore në qytetin Murre të Pakistanit, kanë lënë të vdekur së paku 22 persona, të cilët u bllokuan në automjetet e tyre
 

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të atyre që kanë vdekur nëpër automjete, mirëpo kanë thënë se janë duke punuar në shpëtimin e personave të tjerë të ngujuar. Maqbool ka thënë se ushqim dhe batanije janë shpërndarë te turistët e ngujuar gjatë së shtunës.

Temperaturat e ulëta deri në minus tetë gradë Celsius, në kohën e një stuhie të madhe bore në qytetin Murre të Pakistanit, kanë lënë të vdekur së paku 22 persona, të cilët u bllokuan në automjetet e tyre, kanë konfirmuar autoritetet të shtunën.

Atiq Ahmed, zyrtar policor nga Islamabadi, ka thënë se tetë nga 22 personat e vdekur ishin nga familja e policit, Naveed Iqbal, i cili ka vdekur nga i ftohti. Shumica e viktimave kanë vdekur nga hipotermia, kanë thënë zyrtarët në Islamabad.