Botë

Të paktën 7 të vdekur nga shkëputja e shkëmbit në një ujëvarë në Brazil

 

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e një shkëmbi u shemb mbi varkat, në një liqen brazilian. Tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 të plagosur pas aksidentit në juglindje të vendit.

Videoja që qarkullon në internet tregon momentin kur një pjesë e shkëmbit shkëputet. Të paktën një nga varkat duket se është mbytur, ndërsa të tjerat kanë arritur të shpëtojnë.