Botë

Evropa regjistron 7 milionë raste brenda javës

 

Shtatë milionë raste të reja me variantin e ri Omicron janë regjistruar në mbarë Evropën në javën e parë të janarit, apo dyfish më shumë se dy javë më parë, ka bërë të ditur OBSH-ja.

Drejtori për Evropës i OBSh-së, Hans Kluge, ka thënë se 26 shtete në Evropë kanë raportuar se më shumë se 1 për qind e popullsive të tyre janë të infektuara me COVID-19 në secilën javë.