Botë

Infektimet me variantin “Omicron” drejt fundit

 

Shkencëtarët thonë se po shohin shenja se vala alarmuese e COVID-it, shkaktuar nga varianti "Omicron", mund të ketë arritur kulmin në Britani dhe së shpejti ndoshta edhe në Shtetet e Bashkuara dhe prej këtej pritet ulje dramatike e infeksioneve, shkruan agjencia AP.

Ali Mokdat, professor i modeleve matematikore për shëndetësinë në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, thotë se “Omicroni do të bjerë me të njëjtën shpejtësi që u përhap”.