Botë

Pandemia ngriti numrin e shtatzënive të nxënëseve

Midis punëve të rutinës së saj të rreptë, Virginia përgatit katër vëllezërit e motrat e saj më të vegjël për shkollë dhe i ndihmon ata me detyrat e shtëpisë kur të kthehen. Janë këto detyra që e munduan më së shumti Virgininë – sepse, në moshën 13-vjeçare edhe ajo do të preferonte të ishte në shkollë

Virginia është pjesë e ngritjes së madhe të shtatzënive midis vajzave dhe adoleshentëve të raportuar në Zimbabve dhe vende të tjera të Afrikës Jugore gjatë pandemisë. Zimbabveja i ka luftuar prej kohësh shtatzënitë e tilla dhe martesat e fëmijëve

Murehva, Zimbabve (AP) - Brenda shtëpisë me dy dhoma të mobiluara pak në Zimbabvenë rurale, një foshnjë 3-muajshe qan, derisa nëna Virginia Mavhunga i kalon ditët duke shkuar deri te pusi me një kovë në kokë, duke shitur fruta dhe perime buzë rrugës, apo duke gatuar, pastruar e larë rroba - ajo i ka tepër të zëna duart për t'i ofruar fëmijës së saj, Tavananyasha, më shumë rehati.