Botë

Burrneshat e përkohshme të Afganistanit

Në moshën 8-vjeçare Sanam është një bacha-posh: një vajzë që jeton si djalë. Një ditë prej ditësh, disa muaj më parë, vajza faqekuqe dhe me buzëqeshje të ëmbël preu shkurt flokët, veshi rrobat e djemve dhe mori emrin e një djali, Omid

 Sipas praktikës, një vajzë vishet, sillet dhe trajtohet si djalë me të gjitha liritë dhe detyrimet që sjell ndryshimi. Fëmija mund të luajë sport, të ndjekë një medrese ose shkollë fetare dhe ndonjëherë, më e rëndësishmja për familjen, të punojë. Por ka një kufi kohor: Sapo një bacha-posh të arrijë pubertetin, ajo pritet t'u rikthehet roleve gjinore tradicionale të vajzave. Tranzicioni nuk është gjithmonë i lehtë

Në një lagje të Kabulit një grup djemsh shkelmojnë topin e verdhë rreth një fushe të pluhurosur lojërash, derisa britmat e tyre të zhurmshme jehojnë deri te banesat e ndërtesave përreth.

Të veshur me pulovra dhe xhinse ose veshje tradicionale afgane mashkullore me pantallona të gjera dhe këmishë të gjatë, asnjëri nuk bie në sy teksa nxitojnë për të shënuar gol. Por ata nuk e dinë pa e ditur se njëri prej tyre është i ndryshëm nga të tjerët.