Botë

Pekini raporton rastin e parë me Omicron

 

Kryeqyteti i Kinës, Pekini, ka raportuar rastin e parë me Omicron, sipas mediave shtetërore, vetëm disa javë përpara organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore.

Identifikimi i Omicronit vjen ndërsa qytetet në të gjithë vendin kanë rritur vigjilencën në prag të Lojërave Olimpike Dimërore, që do të fillojnë më 4 shkurt.