Botë

Shpëtohen pengjet në një sinagogë në Teksas, vritet pengmarrësi

Foto: AP
 

Katër persona që ishin mbajtur peng në një sinagogë në Teksas të shtunën, janë shpëtuar, ndërsa pengmarrësi është vrarë, raporton agjencia AP.

Pengmarrësi kishte hyrë në xhirim të drejtpërdrejtë duke kërkuar lirimin e një neuroshkenctari pakistanez që është dënuar se ka tentuar të vrasë ushtarë amerikanë në Afganistan.