Botë

Grupi pro-demokratik i Sudanit pranon bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja

Foto: Anadolu Agency
 

Një grup i shquar pro-demokratik sudanez ka pranuar me kusht ofertën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të ndërmjetësuar në mënyrë që t'i jepet fund bllokimit politik pas grushtit të shtetit të tetorit.

Jaafar Hassan, zëdhënës i Këshillit Qendror për Forcat e Lirisë dhe Ndryshimit (CCFFC), tha në një deklaratë për shtyp të dielën se këshilli vendosi të pranojë ftesën e misionit të Kombeve të Bashkuara (UNITAMS) për të mbështetur dialogun ndërmjet palëve në krizën sudaneze.