Botë

Katër kandidatë për presidentin e Parlamentit Evropian

 

Kandidatët për presidentin e Parlamentit Evropian në gjysmën e dytë të mandatit 2019-2024 janë Robert Metsol i EPP-së, Alice Kuhnke nga të Gjelbrit, konservatorja Kosma Zlotowski dhe Sira Rego e Klubit të Majtë, njoftoi sot Parlamenti Evropian.

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Pedro Silva Pereira (S&D, Portugali) shpalli emrat e katër kandidatëve në plenare të hënën mbrëma, pas mbylljes së afatit të aplikimit për raundin e parë të votimit.