Botë

Zonja e hekurt e Francës

Foto: AP
 

A mundet Valerie Pecresse ta bashkojë të djathtën dhe ta mposhtë presidentin Emmanuel Macron?

“E djathta është kthyer”, deklaroi solemnisht Valerie Pecresse pasi siguroi nominimin nga konservatorët në zgjedhjet presidenciale franceze të muajit prill. 54-vjeçarja, e cila e krahason veten me ish-kryeministren britanike, Margaret Thatcher, dhe me ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, është shpresa e fundit për një parti me telashe të mëdha. E djathta tradicionale e Francës, që tashmë njihet si republikanët, asnjëherë nuk e rimori veten pas disfatës shkatërrimtare të vitit 2017, kur (për herë të parë pas pothuajse gjashtëdhjetë vjetësh) dështoi të shkonte në raundin e dytë në zgjedhje presidenciale. Vetëm disa muaj më parë, partia ishte zhytur në rrëmujë e bela të brendshme pasi nuk po ia dilte të linte shenjë në fushatë, shkruan Michele Barbero që në hyrje të shkrimit të saj analitik me titull “Zonja e hekurt e Francës”, në revistën amerikane të politikës së jashtme “Foreign Poolicy”.

 Fytafyt me Le Penin