Botë

OBSH-ja paralajmëron se pandemia po përfundon, por “virusit s’do t’i vijë fundi kurrë”

Foto: AP
 

Kreu i emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka thënë se më të këqijat nga pandemia e koronavirusit – vdekjet, shtrirjet në spital dhe izolimet – mund të marrin fund sivjet, nëse adresohen shpejt telashet me vaksinim e mjekim.

Dr. Michael Ryan, duke folur në një panel të mbajtur nga Forumi Botëror Ekonomik për barazinë në vaksinim, ka thënë se “ndoshta virusit s’do t’i vijë fundi kurrë” sepse viruset pandemike “përfundojnë duke u bërë pjesë e ekosistemit”.