Botë

11 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Foto ilustrim
 

11 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e fqinjit lindor të Kosovës, njoftohet se edhe 2.269 raste të reja pozitive me koronavirus janë regjistruar gjatë kësaj periudhe kohore, nga gjithsej 7.038 mostra të marra për testim.