Botë

Von Cramon i jep mbështetje themelimit të Qeverisë nga Abazoviqi

 

Eurodeputetja Viola Von Cramon ka mirëpritur iniciativën e Dritan Abazoviqit dhe pakicave në Mal të Zi për të themeluar një koalicion të ri qeverisës.

“Qeveria e pakicave në Mal të Zi është një nismë e mirëpritur nga @pokretura për të zgjidhur ngërçin politik dhe për të çuar përpara reformat e vendit. Qytetarët e Malit të Zi votuan për një ndryshim që do të sillte drejtësi për të gjithë, do të persekutonte elitën e korruptuar dhe do të avanconte në rrugën drejt integrimit në BE. Tash është koha e duhur për t’i përmbushur këto premtime, duke mbledhur gjitha forcat demokratike, progresive dhe pro-evropiane prapa @DritanAbazoviqit dhe të fillohet të punohet fortë për ta bërë Malin e Zi shtetin e ardhshëm anëtar të BE-së”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.