Botë

Bideni për front të bashkuar kundër Rusisë

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu rus, Vladimir Putin, me të arritur në Gjenevë më 16 janar 2021 për takimin e mbajtur në “Villa la Grande”. Derisa Bideni i ka thënë Putinit se e presin pasoja ekonomike “të papara ndonjëherë” nëse Rusia e pushton Ukrainën, disa aleatë të mëdhenj evropianë kanë demonstruar më pak entuziazëm për ndëshkime të mëdha ekonomike
 

Joe Biden ka intensifikuar përpjekjet për krijimin e frontit të përbashkët perëndimor kundër Rusisë, që nuk e përjashton pushtimin e Ukrainës. Por, edhe me gjithë thirrjet e liderëve të shteteve aleate, Perëndimi ende nuk po flet njëzëshëm. Gjermania dëshmoi çarjet e para të aleatëve

Presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shtyrë aleatët evropianë që të zotohen se bashkërisht do të marrin masa ndëshkuese kundër Rusisë nëse i nis trupat drejt Ukrainës.

SHBA-ja, Turqia dhe Britania janë zotuar se do ta ndihmojnë Ukrainën me raketa antitanke, dronë të armatosur, luftanije dhe armë të tjera, bashkë me fonde për të ndihmuar ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Ukrainës.