Botë

Bideni në nivelin më të ulët të mbështetjes mes amerikanëve

Foto: AP
 

Presidenti amerikan, Joe Biden, po e përmbyll vitin e parë në Shtëpinë e Bardhë me shifra të pafavorshme të mbështetjes mes amerikanëve, si pasojë e politikave të tij të menaxhimit me pandeminë dhe gjasat e inflacionit.

Sondazhi më i fundit i Associated Pressit dhe Qendrës për Kërkime të Marrëdhënieve Publike, NORK, ka treguar se tani 56 për qind e amerikanëve nuk e miratojnë mënyrën se si Bideni po e kryen punën e tij si president.