Botë

BE-së gjithnjë e më shumë po i afrohet lufta

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tregoi në fund të vitit të kaluar se Perëndimi kishte nevojë të “zgjohej nga gjumi i tij gjeopolitik” në lidhje me synimet e Moskës

Evropa është më afër luftës tani se që ishte që nga ndarja prej ish-Jugosllavisë. Fjalë të ashpra paralajmëruese vijnë nga diplomati i lartë i Bashkimit Evropian për tensionet aktuale me Moskën, për vendosjen e ushtrisë së saj të madhe në kufi me Ukrainën.

 

Gjendja në Bruksel është e tensionuar. Ekziston frika se Evropa po shkon drejt një krize sigurie gjatë dekadave të ardhshme. Tensionet e ngritura kanë rindezur debatin në Finlandë dhe Suedi rreth çështjes se a duhet ato t’i bashkohen NATO-s. Por shqetësimi i përgjithshëm në Perëndim - Uashington, NATO, Mbretërinë e Bashkuar dhe në BE - është më pak rreth luftës së mundshme në Ukrainë dhe më shumë rreth faktit së Moska po mundohet ta ndajë dhe ta destabilizojë Evropën

Evropa është më afër luftës tani se që ishte që nga ndarja prej ish-Jugosllavisë. Fjalë të ashpra paralajmëruese vijnë nga diplomati i lartë i Bashkimit Evropian për tensionet aktuale me Moskën, për vendosjen e ushtrisë së saj të madhe në kufi me Ukrainën.

Gjendja në Bruksel është shqetësuese. Ekziston frika që Evropa mund të jetë duke shkuar drejt një krize sigurie gjatë dekadave të ardhshme. Por kjo frikë nuk është e tëra rreth luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Disa njerëz besojnë se Moska ka fuqinë ushtarake, prandaj nuk shqetësohet për para apo për mbështetjen nga populli, shkruan BBC-ja në një analizë të gjatë bërë zhvillimeve të fundit ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.