Botë

Grupi i IS-it në Irak vret 11 ushtarë

ISIS
Foto: Ilustrim
 

Persona të armatosur nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik sulmuan një kazermë ushtarake në një zonë malore në veri të Bagdadit herët të premten, duke vrarë 11 ushtarë teksa flinin, thanë zyrtarët irakianë të sigurisë.

Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi në distriktin Al-Azim, një zonë e hapur në veri të Baqouba në provincën Diyala. Rrethanat e sulmit nuk ishin menjëherë të qarta, por dy zyrtarë që folën për Associated Press thanë se militantët e grupit të Shtetit Islamik hynë në kazermë në orën 3 të mëngjesit me dhe qëlluan për vdekje ushtarët.