Botë

Frika nga pushtimi

“Edhe këshilltarët kryesorë të Putinit mund të mos e dinë se çfarë po mundohet ai të arrijë dhe sa seriozisht po e konsideron ndërhyrjen ushtarake“, ka shkruar Antoni. "Mendimi im si ekspert që mund ta deklaroj me autoritet është: Kush dreqin e di?" - tha Fyodor Lukyanov, analist rus i politikës së jashtme që këshillon Kremlinin

Rusia ka pozicionuar mbi 100.000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën. Qeveria e Vladimir Putinit ka krijuar një listë me kërkesa të cilat fuqitë e Perëndimit ka shumë pak gjasa t’i përmbushin. Presidenti Biden tha se ka pasur pritshmëri se Putini do t’i dërgojë trupat në kufi. “Por, mendoj se ai do të paguajë një çmim serioz dhe të shtrenjtë për këtë”, shtoi ai.

 

“Retorika e përgjithshme kërcënuese nga Kremlini dhe lëvizja që analistët ushtarakë po e shohin në terren na bën shumë të shqetësuar”, i tha Anton Troianovski, shef i zyrës së “The Times” në Moskë, koleges Claire Moses. “Është një situatë shumë serioze”

Rusia ka pozicionuar mbi 100.000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën. Qeveria e Vladimir Putinit ka krijuar një listë me kërkesa të cilat fuqitë e Perëndimit ka shumë pak gjasa t’i përmbushin. Presidenti Biden tha se ka pasur pritshmëri se Putini do t’i dërgojë trupat në kufi. “Por, mendoj se ai do të paguajë një çmim serioz dhe të shtrenjtë për këtë”, shtoi ai.

Buletini informativ i gazetës amerikane, “New York Times”, përmban një përmbledhje rreth rreziqeve të luftës në Evropën Lindore.