Botë

Qeveria dhe ushtria kineze vëzhgojnë Evropën përmes skanerëve të sigurisë

Ndërsa kontrolli i sigurisë bëhet gjithnjë e më i fokusuar ndaj të dhënave, "Nuctech" e ka gjetur veten në vijën e parë të betejës SHBA-Kinë për dominim në fushën e teknologjisë në gjithë Evropën

Në disa nga pikat më të ndjeshme të botës autoritetet shtetërore kanë instaluar pajisje kontrolli të sigurisë të prodhuara nga një kompani kineze, e cila ka lidhje të thella me ushtrinë e Kinës dhe Partinë Komuniste kineze.

 

Kompania "Nuctech" është përjashtuar nga SHBA-ja për shkak të shqetësimeve apo rrezikimit të sigurisë kombëtare që shkaktonte, megjithatë, ajo ka depërtuar thellë në gjithë Evropën, duke instaluar pajisjet e saj në 26 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, sipas "Associated Press"

Në disa nga pikat më të ndjeshme të botës autoritetet shtetërore kanë instaluar pajisje kontrolli të sigurisë të prodhuara nga një kompani kineze, e cila ka lidhje të thella me ushtrinë e Kinës dhe Partinë Komuniste kineze.

Duke filluar nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, portet më të mëdha në Evropë, aeroportet nga Amsterdami në Athinë, kufijtë e NATO-s me Rusinë, të gjitha janë të mobilizuara me pajisjet e prodhuara nga “Nuctech”, kompani lidere në botë.