Botë

Ushtria në Burkina Faso thotë se e ka marrë pushtetin

 

Ushtria në Burkina Faso ka thënë se ka marrë pushtetin dhe e ka rrëzuar presidentin Roch Kabore.

Njoftimi është bërë në një televizion shtetëror nga një oficer ushtarak, raporton BBC. Ai ka cituar përkeqësimin e situatës së sigurisë si arsye pse ushtria e ka marrë pushtetin.