Botë

OBSH: Përhapja e Omicronit mund të çojë në “stabilizim dhe normalizim”

 

Pandemia që ka tronditur botën për më tepër se dy vjet, është duke hyrë në një “fazë të re” dhe përhapja e shpejtë e variantit Omicron mund të ndihmojë në vendosjen e një skene për rikthim në normalitet në muajt në vijim, ka thënë zyrtari i lartë shëndetësor i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, raporton “NYT.

Kluge, që është drejtor për Evropë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ka paralajmëruar se është tepër herët për shtetet që të heqin dorë nga mbrojtja, pasi shumë njerëz nëpër botë janë të pavaksinuar. Por, ai thotë, se mes vaksinimit dhe imunitetit të natyrshëm përmes infeksionit, ‘Omicron ofron shpresë të besueshme për stabilizim dhe normalizim”.