Botë

Të paktën 19 të vdekur pas një përleshjeje në një lokal në Indonezi

 

Të paktën 19 persona kanë vdekur pasi një lokali ku bëhej karaoke në Papuan Perëndimore të Indonezisë iu vu flaka, pas një përleshjeje mes bandave rivale të të rinjve në zonë, ka bërë të ditur policia indoneziane.

Një person u godit për vdekje me thikë në përleshjen herët të martën, përpara se vendi të digjej me 18 persona të bllokuar brenda, tha një zyrtar i policisë.