Botë

Cilës armë i frikësohet më së shumti Rusia

Rusia qe një kohë po kërcënon me pushtimin e Ukrainës. Në foto presidenti rus, Vladimir Putin
 

Disa e konsiderojnë “opsion bërthamor”. Teksa Perëndimi po kërcënon Rusinë me pako të paprecedentë sanksionesh si përpjekje për të parandaluar Vladimir Putinin nga pushtimi i Ukrainës, ekziston një masë që fut frikën në zemër të Kremlinit: Heqja e shtetit nga sistemi bankar botëror.

Ligjvënësit amerikanë kanë sugjeruar javëve të fundit që Rusia të largohet nga SWIF-i, rrjet i lartë i sigurisë që lidh mijëra institucione financiare në gjithë botën.