Botë

Lavrov: Nuk do të ketë luftë, ne nuk duam luftë

Foto: AP
 

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov ka thënë të premten se Moska nuk do të nisë një luftë në Ukrainë, por paralajmëroi se nuk do të lejojë Perëndimin të shkelë interesat e saj të sigurisë, mes frikës se po planifikon të pushtojë fqinjin e tij.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi liderin e Ukrainës një ditë më parë se ekziston një "mundësi e veçantë" që Rusia të mund të ndërmarrë veprime ushtarake kundër ish-shtetit sovjetik në shkurt.