Botë

SHBA-ja sekuestron kriptovaluta në vlerë 3.6 miliardë dollarë, më i madhi ndonjëherë

Foto: AP
 

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka njoftuar sekuestrimin më të madh financiar ndonjëherë – mbi 3.5 miliardë dollarë - dhe arrestimin e një çifti në New York, të akuzuar se komplotuan shpëlarjen e miliarda dollarëve në kriptovaluta të vjedhura përmes hakimit më 2016 në një shkëmbim të monedhës virtuale.

Zyrtarë kanë thënë se ata rikthyer kriptovalutat në vlerë prej gati 3.6 miliardë dollarë të lidhura me hakerët e njohur si Bitfinex, raporton AP.