Botë

Masat anti-COVID në Angli mund të përfundojnë këtë muaj

Foto: AP
 

Të gjitha masat COVID në Angli, përfshirë dhe rregullin për vetëizolim, mund të përfundojnë në fund të këtij muaji, ka deklaruar të mërkurën kryeministri britanik, Boris Johnson.

Sipas masave aktuale, secili që del pozitiv për COVID-19 duhet të vetëizolohet për të paktën pesë ditë.