Botë

20 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Foto ilustrim
 

20 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e infektimit me COVID-19, duke e çuar në 8,768 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky infeksion.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi tregojnë se janë regjistruar edhe 465 raste të reja të infektimit nga gjithsej 1,707 testime të kryera.