14 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore
14 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 1,269 raste të reja me COVID-19 janë shënuar nga gjithsej 4,047 mostra të marra për testim. Prej tyre 162 riinfeksione.
Në të njëjtën periudhë kohore edhe 848 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 269.862.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID në vendin fqinj që nga fillimi i epidemisë është 288.750, i të vdekurve është 8.793, ndërsa numri i rasteve aktive është rritur në 10.095.