Botë

28 mijë gra arabe aplikojnë për 30 vendet e punës si vozitëse të trenit

 

Një kompani hekurudhore që do të rekrutojë 30 gra shofere të trenave në Arabinë Saudite, thotë se ka marrë 28 mijë aplikime, raporton BBC.

Kandidatet e suksesshme do të ngasin trena me shpejtësi të madhe mes qyteteve të shenjta, Mekës dhe Medinës, pas një viti trajnimi.