Botë

Abuzimi me drogë në Zimbabve

 

Profesionistët e shëndetit mendor në Zimbabve janë familjarizuar tashmë me problemet nga përdorimi i marihuanës, mirëpo tash shohin më shumë njerëz që po kthehen drejt drogave më të forta, siç janë heroina, kokaina dhe metamfetamina kristal në mënyrë që t’i harrojnë presionet pandemike

Të vendosur në një cep të korridorit me ndriçim të zbehtë të një blloku banesash të shkatërruara në qytezën Mbare të Zimbabvesë, disa përdorues droge gati të pashpresë për shërim luteshin dhe e inkurajonin njëri-tjetrin t’i reduktonin zakonet e tyre.

Midis atyre në grupin mbështetës ishte Adrias Chidemba, 28-vjeçari, i cili dikur shiste fruta dhe perime në rrugët e Harares dhe kursente aq sa mundej në mënyrë që ta ndërtonte një kioskë të vogël.