2 perditesime
10:42

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë vlerëson se duhet të ndërmerren veprime ndaj Rusisë

Është e qartë se Rusia ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, ka thënë sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuara, Ben Wallace.

Duke e hapur takimin e Forcës së Përbashkët të Ekspeditës të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, e përbërë nga ministrat e mbrojtjes nga shtetet baltike dhe vendet nordike, ai ka vënë në duke se njohja e presidentit Putin të dy rajoneve të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën Lindore është “një shenjë shumë shqetësuese”.

“Dhe ne kemi parë, pajisjet ushtarake ruse po lëvizin në atë rajon tani”, ka thënë ai. “Ky është një shtet sovran që tani i është aneksuar një pjesë e tokës së tij. Ky është një shtet sovran dhe demokratik në Evropë. Të gjithë ne në Evropë duhet të shqetësohemi. Ne nuk duhet të hezitojmë të ndërmarrim çfarëdo veprimi që na nevojitet për të penguar presidentin Putin nga minimi i NATO-s, por edhe i Evropës, dhe më e rëndësishmja, për vlerat tona”.

10:02

Johnson: Sanksionet e Britanisë së Madhe do të godasin shumë Rusinë

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin tani ka shkelur sovranitetin ukrainas duke dërguar trupa dhe duke shkatërruar plotësisht ligjin ndërkombëtar.

“Ne do të vendosim menjëherë një paketë sanksionesh ndërkombëtare”, ka thënë ai, pas një mbledhjeje që ka mbajtur.

“Ky është vetëm i pari i një breshërie sanksionesh, sepse ne besojmë se do të ketë më shumë sjellje irracionale ruse në të ardhmen”, ka thënë ai.

Boris Johnson thotë se sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar do të godasin “interesat ekonomike që kanë mbështetur makinën luftarake të Rusisë".

“Këto sanksione do ta godasin Rusinë shumë fort dhe ka shumë më tepër sanksione që ne do të ndërmarrim në rast të një pushtimi”, ka thënë ai. “Kam frikë se të gjitha provat janë se presidentin Putin është me të vërtetë i prirur ndaj një pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës, tejkalimit, nënshtrimit të një vendi të pavarur, sovran evropian dhe mendoj se duhet të jemi absolutisht të qartë se kjo do të jetë katastrofike”./BBC


10:12 - Johnson: Britania e Madhe duhet të largohet nga nafta dhe gazi rus

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka thënë se largimi nga nafta dhe gazi rus do të ndihmonte në sigurinë energjetike të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai ka thënë se paqëndrueshmëria në çmimet e gazit në Evropë është “pasojë e dështimit” për t’i bërë ballë Rusisë në vitin 2014 kur Krimea u aneksua.

“Në Mbretërinë e Bashkuar ne kemi qenë në gjendje të reduktojmë varësinë tonë nga gazi rus në mënyrë thelbësore. Vetëm 3 për qind e furnizimeve tona me gaz tani vijnë nga Rusia”, ka thënë ai.

Johnson thotë se përgjigja përfshinë dhënien e licencave për rezervat e gazit në Mbretërinë e Bashkuar por edhe kalimin në energjinë me karbon të ulët duke përfshirë energjinë bërthamore.

“Sa më shpejt ky vend mund të jetë më i vetë-mbështetur në energjinë tonë, aq më të begatë do të jemi, por gjithashtu, sigurisht, aq më të qëndrueshme do të jenë çmimet tona të energjisë dhe kjo do të përfitojë nga konsumatori në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë ai.

08:25

Pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka filluar

9:23 - Britania: Rusia zgjodhi luftën në vend të dialogut

Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të preferonte gjithmonë dialogun dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Por sipas tij, është e qartë nga veprimet e presidentit Putin se ai ka zgjedhur konfrontimin në vend të dialogut.

Ai thotë se Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sanksione të synuara ndaj “individëve, kompanive dhe bizneseve që kanë lidhje me regjimin rus”.

“Unë mendoj se ky është një moment i madh tani për Evropën dhe ne e dimë se ky është një test i vërtetë për Evropën Perëndimore në veçanti tani që ne të gjithë të mblidhemi, të punojmë së bashku në unitet sepse të gjithë mund të kujtojmë se çfarë ndodhë kur agresorët mbesin të pandëshkuar”, ka thënë ai.

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar përgjigjet ka thënë se duket se nuk janë askund afër zgjidhjes diplomatike.

Ai thotë se ka pasur “përpjekje të mëdha” nga Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj për të provuar dhe për të pasur dialog me Rusinë. Këto kanë përfshirë vizitat e fundit në Rusi nga sekretarët e jashtëm dhe të mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar dhe bisedimet midis kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidentit rus Vladimir Putin, thotë ai.

“Por është e qartë se presidenti Putin ka zgjedhur një rrugë tjetër dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo të qëndrojë”, thotë ai.


8:25 - Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka filluar. Kështu Britania do ta sanksionojë Rusinë, ka thënë sekretari i Shëndetësisë në MB, Sajid Javid të martën.

“Mund të konkludoni se pushtimi i Ukrainës ka filluar”, tha Javid për Sky News.

Nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë video, ku sipas përshkrimit, forcat ruse hyjnë në Ukrainë.

Faqe të ndryshme kanë shkruar se forcat ruse janë nisur pak pas mesnatës drejt Donteskut dhe Luhanskut, dy rajone të cilave Rusia ua njohu pavarësinë të hënën mbrëma.

Një takim i komitetit të urgjencës së Cobras në Mbretërinë e Bashkuar është duke u zhvilluar në Downing Street.

Kryeministri Bors Johnson i është bashkuar zyrtarëve të lartë të sigurisë, duke përfshirë sekretaren e Jashtme, Lis Truss dhe sekretarin e Mbrojtjes, Ben Wallace, për të vlerësuar ndikimin e vendimit të Rusisë për të njohur rajonet seperatiste të Ukrainës brenda natës.

Pritet që të diskutohet një sërë sanksionesh, përpara se deputetëve britanikë t’u kërkohet të vulosin, siç e quajti zëdhënësi i kryeministrit, “një paketë të rëndësishme sanksionesh”.

Sanksionet pritet të jenë pjesa e parë e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Rusisë, me një pjesë tjetër të parashikuar nëse Moska pushton Ukrainën.

Ministrat pritet të diskutojnë gjithashtu implikimet e brendshme të masave të propozuara, duke përfshirë lëvizjet për të siguruar elasticitetin e tregut të energjisë.