Lufta në Ukrainë është shkaktuar nga “veprimet provokuese të NATO-s”, ka shkruar të enjten në Twitter ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian.
Irani njihet për mbështetjen që ka ndaj Rusisë, për shkak që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara u prishën pas sanksioneve që mori për armët bërthamore vite më parë.
Rusia nisi sot një ofensivë kundër Ukrainës, gjë që është kundërshtuar nga NATO, SHBA-ja e Perëndimi. Aleatët kanë premtuar sanksione të ashpra ndaj Kremlinit.