Botë

Shtatë të vdekur nga një sulm me raketa afër Kievit

Foto: AP
 

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se shtatë persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa, në një zonë ushtarake, në veri të kryeqytetit Kiev.

Kryetari i qytetit Brovary, Ihor Sapozhko, ka thënë se sulmi ka ndodhur rreth orës 2:30, sipas kohës lokale. Qyteti Brovary ka një bazë të forcave speciale ukrainase.