Botë

Austria do ta thyejë neutralitetin pas 60 vjetëve, për t’i bërë thirrje Rusisë ta ndalë luftën

 

Në një mesazh të përbashkët publik që do të transmetohet këtë pasdite, presidenti dhe kancelari i Austrisë – një nga vendet evropiane më simpatike ndaj Rusisë – do të thyejnë 60 vjet neutralitet zyrtar për t'i thënë Vladimir Putinit se "mjaft është mjaft".

“Tërhiqni trupat tuaja. Jepini fund gjakderdhjes. Është koha për t'u rikthyer në tryezën e bisedimeve”, do të thonë Alexander Van der Bellen dhe Karl Nehammer.