Botë

Blinkeni do të vizitojë Evropën për të siguruar aleatët për mbështetjen e SHBA-së

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se planifikon të udhëtojë për në Evropë për të riafirmuar mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën. Ai tha se kostot njerëzore të pushtimit rus të Ukrainës veçse janë “tronditëse”.

Kuraja e popullit ukrainas përballë “luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar” po frymëzon botën, tha Blinkeni në një konferencë për media nga Departamenti amerikan i Shtetit.