Botë

30 të vdekur nga shpërthimi në një xhami në Pakistan

Foto: AP
 

Të paktën 30 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një shpërthim të fuqishëm të premten, brenda një xhamie myslimane shiite në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshawar, ka bërë të ditur policia.

“Jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe të lënduarit po dërgohen në spital. Ne po hetojmë natyrën e shpërthimit, por dukej si një sulm vetëvrasës”, ka thënë oficeri i policisë, Mohammad Sajjad Khan.