Botë

Britania godet me sanksione qindra politikanë rusë

 

Britania ka shtuar 386 ligjvënës rusë në listën e sanksioneve që ka vendosur ndaj Moskës që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Sipas masave, politikanët që mbështetën luftën e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë përballen me ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve, tha në një deklaratë të premten Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.