Botë

India thotë se ka lëshuar aksidentalisht një raketë në Pakistan

Foto: AP
 

India ka bërë të ditur se kishte lëshuar aksidentalisht një raketë në Pakistan këtë javë për shkak të një "mosfunksionimi teknik" gjatë mirëmbajtjes rutinë.

Ekspertët ushtarakë kanë paralajmëruar në të kaluarën për rrezikun e aksidenteve ose llogaritjet e gabuara nga fqinjët e armatosur me armë bërthamore, të cilët kanë zhvilluar tri luftëra dhe janë përfshirë në përleshje të shumta të armatosura më të vogla, zakonisht mbi territorin e diskutueshëm të Kashmirit.