Botë

Për zgjedhjet në Serbi paraqitet edhe një lëvizje serbo-ruse

Foto: AP
 

Zgjedhjet e përgjithshme në Serbi janë caktuar të mbahen më 3 prill e në to, pos presidentit të këtij vendi, do të zgjidhen edhe deputetët e rinj dhe kryetarë të shumë komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Serbisë ka bërë të ditur të hënën se në këto zgjedhje do të marrë pjesë edhe lëvizja serbo-ruse “Vkovi”, ka bërë të ditur “b92”.