Pesë të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut
Foto ilustrim
Pesë persona të infektuar me COVID-19, kanë vdekur gjatë 24-orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimin të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj të Kosovës, 312 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga gjithsej 2,605 mostra të marra për testim.
51 nga 312 rastet pozitive kanë rezultuar të jenë riinfektime.
Ndërkohë, janë shëruar 290 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 290,907.
Me këtë rast edhe numri i pacientëve aktivë me koronavirus është rritur në 1,833.