Botë

Sllovakia bie dakord t’ia dërgojë Ukrainës sistemin raketor

 

Sllovakia ka rënë dakord t'i sigurojë Ukrainës një sistem kyç të mbrojtjes ajrore të epokës sovjetike për të ndihmuar mbrojtjen kundër sulmeve ajrore ruse, sipas tre burimeve të njohura me këtë çështje, por SHBA-ja dhe NATO janë ende duke u përballur me mënyrën se si të plotësojnë aftësitë mbrojtëse të atij vendi dhe transferimi ende nuk është i siguruar, raporton CNN.

Sipas burimeve, Sllovakia, një nga tre aleatët e NATO-s që ka këto sisteme mbrojtjeje, dëshiron siguri se sistemet do të zëvendësohet menjëherë.