Botë

Coveney: Marrëveshja bërthamore e Iranit mund të lehtësojë çmimet e naftës

Foto: AP
 

Rigjallërimi i një marrëveshjeje të rëndësishme bërthamore me Iranin mund të ndihmojë në trajtimin e rritjes së fundit të çmimeve të naftës, të nxitur nga sanksionet kundër Rusisë, ka thënë të shtunën ministri i jashtëm i Irlandës, Simon Coveney.

Ai ka thënë se një marrëveshje e re, e cila ai shpresonte se mund të arrihej në fillim të kësaj fundjave, do të ofronte një mundësi për Iranin që të rihynte në tregun e furnizimit.