Botë

Zyrtarët amerikanë konfirmojnë: Rusia ka përdorur raketa hipersonike kundër Ukrainës

 

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se Rusia ka lansuar raketa hipersonike kundër Ukrainës javën e kaluar, raporton CNN. Është hera e parë që raketa të tilla janë përdorur në një luftë.

SHBA-ja ka qenë në gjendje të monitorojë lansimin e raketave në kohë reale, thonë burimet.