Dëgjohen shpërthime në Kiev

23:25 - Dëgjohen shpërthime në Kiev
Disa shpërthime janë dëgjuar të dielën mbrëma në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, raporton CNN.
Shpërthimet goditën lokacionin Podil, duke përfshirë zona banimi dhe biznesi.
“Shpërthimet i goditën disa shtëpi dhe një prej qendrave tregtare. Ekipet e shpëtimit dhe policia tashmë janë në vendin e ngjarjes”, deklaroi kryetari i Kievit, Vitali Klitschko në rrjetin social Telegram.
20:21 - Johnsoni i premton Ukrainës shtim të mbështetjes
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se ka biseduar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për t’i çuar përpara interesat e Ukrainës dhe për takmet e NATO-s e të G7-tës.
Johnson shkroi në Twitter të dielën (20 mars), se Britania e Madhe do të vazhdojë ta rrisë mbështetjen ekonomike, ushtarake dhe diplomatike ndaj Ukrainës “për të ndihmuar në përfundimin e këtij konflikti të tmerrshëm”.
18:56 - Kryeministrja e Estonisë: Rusia s’është e interesuar për paqe
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, deklaroi se duhet bërë gjithçka për ta mbështetur Ukrainën në luftë ndaj Rusisë si dhe kjo e fundit nuk duhet assesi ta fitojë këtë iniciativë pushtim. Kallas tha të dielën e 20 marsit se ajo çka presidenti Vladimir Putin po bën është “zemërthyese”, deklaroi se paqja është ajo që duhet synuar, por sipas saj, kjo nuk po duket.
“Ne mund të kemi një mision paqeruajtës vetëm nëse kemi paqe, por nëse e shihni se çka po ndodhë në Ukrainë, paqen nuk po e shohim. Është një luftë që po vazhdon dhe nuk po shoh nëse Rusia ka qëllim të arrijë paqe. Pra, së pari duhet të kemi paqe, pastaj ta ruajmë atë. Ndonjëherë, për ta arritur paqen duhet të kemi vullnetin për ta përdorur fuqinë ushtarake”, tha Kallas, raporton CNN.
Kryeministrja Kallas tha se strategjia e NATO-s duhet të fokusohet në përfundimin e luftës, duke shtuar se ky institucion duhet të kalojë në pozicionin mbrojtës, nga ai parandalues.
18:48 - Disa punëtorë të bllokuar largohen nga Çernobili
Pasi u mbajtën peng nga trupat ruse për më shumë se tre javë, 64 punëtorë në termocentralin bërthamor të Chernobyli në Ukrainë më në fund arritën të largoheshin.
Sipas BBC-së, ata janë zëvendësuar nga 46 punonjës që dolën vullnetarë për të udhëtuar drejt uzinës.
Rreth 200 punëtorë me turne dhe anëtarë të Gardës Kombëtare të Ukrainës ishin bllokuar në termocentralin që nga 24 shkurti - dita e parë e luftës - kur trupat ruse e pushtuan atë.
Duke qenë se pala ruse nuk ishte në gjendje të garantonte sigurinë e tyre nëse përpiqeshin të largoheshin nga uzina, punëtorët u bllokuan me ushqim dhe ilaçe në mungesë. Ata u detyruan të flinin mbi gjithçka që gjenin - dysheme, tavolina dhe disa shtretër të vegjël kampi.
Gjatë sprovës së tyre, termocentrali humbi lidhjen me rrjetin elektrik pasi luftimet në rajon dëmtuan një kabllo elektrike.
Kishte frikë se humbja e energjisë mund të çonte në një dështim të sistemit të ftohjes për karburantin bërthamor të shpenzuar që ruhet në vend, megjithëse ekspertët thanë se një fatkeqësi e madhe nuk kishte gjasa.
Chernobyli ishte vendi i fatkeqësisë më të keqe bërthamore në botë në vitin 1986, kur një nga katër reaktorët e tij shpërtheu duke rrjedhur materiale radioaktive në mjedis.
Impianti vazhdoi të funksionojë deri në vitin 2000, kur përfundimisht u çaktivizua.
18:03 - Shpërthimi i predhave dëmtoi bllokun e banesave në veri të Kievit
Granatimet kanë dëmtuar rëndë një bllok banesash 10-katëshe në veriperëndim të Kievit, duke plagosur pesë banorë, thotë kryebashkiaku i kryeqytetit Vitali Klitschko, transmeton BBC.
Forcat ruse në Irpin, disa kilometra larg, kanë qëlluar më parë me raketa dhe predha mbi banesat në qytet.
Gazetarët në lagjen Svyatoshyn panë se dritaret e bllokut ishin hedhur në erë, kishte dëme nga zjarri, disa makina u dogjën dhe shpërthimi kishte lënë një krater aty pranë.
Në një videoklip, kryebashkiaku Klitschko tha se aty pranë kishte edhe një kopsht fëmijësh dhe “falë Zotit nuk ka viktima”.
17:31 - Zelensky tërheq paralele midis pushtimit rus dhe Luftës së Dytë Botërore
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka tërhequr paralele midis pushtimit rus të Ukrainës dhe Luftës së Dytë Botërore, transmeton BBC.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
17:22 - Shtëpia e Bardhë thotë se Bideni nuk e ka në plan ta vizitojë Ukrainën këtë javë
Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se nuk ka plane që presidenti i SHBA-së, Joe Biden të udhëtojë në Ukrainë këtë javë, derisa ai do të shkojë në Evropë për samite emergjente.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
17:12 - Zelensky do t'i drejtohet parlamentit të Izraelit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po i drejtohet parlamentit të Izraelit, bënë të ditur BBC.
Ai tashmë ka folur me ligjvënës të tjerë anembanë botës, duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në e duke kërkuar mbështetje.
16:17 - Turqia thotë se Ukraina dhe Rusia kanë bërë përparim në negociata
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili po i ndërmjetëson bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, ka thënë se të dyja palët janë afër një marrëveshjeje, raporton BBC.
Çavusoglu i tha agjencisë së lajmeve AFP se “nuk është e lehtë të arrihet marrëveshje, por ne po shohim se palët janë përafruar”.
Çavusoglu vizito Rusinë dhe Ukrainën këtë javë, pasi Turqia ka lidhje të forta me të dyja palët.
Ai shtoi se Turqia ishte në kontakt me ekipet negociuese, por refuzoi të fliste për detajet e bisedimeve, pasi Turqia luan “rol të ndershëm ndërmjetësues dhe lehtësues”.
Të dyja palët po negociojnë për gjashtë pika kyçe
Neutraliteti i Ukrainës
Çarmatimi dhe garancitë e sigurisë
I ashtuquajturi "denazifikimi" i Ukrainës
Heqjen e pengesave në përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë
Statusi i rajonit separatist të Donbasit
Statusi i Krimesë i aneksuar nga Rusia në 2014
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha në një video të shtunën: “Kjo është koha për t'u takuar, për të biseduar, koha për rinovimin e integritetit territorial dhe drejtësisë për Ukrainën”.
Mjetet e ndarjes së artikullit
14:00 - Papa Françesku e quan masakër luftën në Ukrainë
Papa Françesku e ka quajtur “masakër të pandjeshme” luftën në Ukrainë, ku sipas tij, “kërditë dhe mizoritë përsëriten çdo ditë”.
Gjatë fjalimit të tij javor të së dielës, Papa Françesku i është lutur faktorit ndërkombëtar që të përpiqen t’i japin fund luftës.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
12:54 - Ukraina pretendon për vrasjen e 15 mijë ushtarëve rusë
Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë thënë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës para më shumë se tri javë.
Në një përditësim në Facebook, shtabi i përgjithshëm ka thënë se 14 mijë e 700 ushtarë rusë janë vrarë në 25 ditë lufte.
Pos këtyre, Ukraina pretendon për shkatërrimin e 476 tankeve ruse dhe 200 aeroplanëve, helikopterëve e dronëve.
12:12 - Ukraina e akuzon Rusinë për gjenocid
Zëvendëskryeministrja ukrainase, Olha Stefanishyna, e ka akuzuar Rusinë për kryerjen e akteve të gjenocidit gjatë pushtimit rus të Ukrainës.
Duke folur në programin Sophy Ridge të Sky, Olha Stefanishyna tha se ajo "beson absolutisht" se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus dhe tha se presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësit në Kremlin "janë kriminelë lufte".
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
Këshilli i qytetit të Mariupolit ka thënë se forcat ruse kanë bombarduar një shkollë ku ishin strehuar 400 njerëz.
Në një përditësim në Telegram të dielën, ky këshill ka thënë se ndërtesa është shkatërruar tërësisht e njerëzit janë nën rrënoja. Gra, fëmijë e pleq ishin në atë shkollë, sipas zyrtarëve.
Aktualisht s’ka informata për fatalitete.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.