Botë

Zelensky: Nëse dështojnë negociatat me Putinin, mund të vijë lufta e tretë botërore

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të dielën se është i gatshëm për të negociuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, por ka paralajmëruar se nëse negociatat dështojnë, kjo mund të nënkuptojë se lufta mes dy shteteve do të shpijë në luftë të tretë botërore.

“Jam gati për negociata me të. Isha i gatshëm qe dy vjet. Dhe mendoj se pa negociata, s’mund t’i japim fund luftës”, ka thënë Zelensky për CNN-in të dielën. “Nëse ka shans vetëm një për qind për ta ndalur luftën, ne do ta shfrytëzojmë këtë shans. Duhet ta bëjmë. Mund të flas për rezultatin e këtyre negociatave – në çdo rast po humbim njerëz të pafajshëm përditë”.