Botë

Zelenskyy i kërkon ndihmë Gjermanisë për Kievin

Foto: AP
 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i ka kërkuar Gjermanisë ndihmë të hënën (21 mars) për ta shpëtuar Kievin, raportoi CNN, derisa nuk u bë e ditur se çfarë lloj ndihme bëhet fjalë.

Në një fjalim televiziv, Zelenskyy tha se dikur Kievi quhej “Berlini i ri”, i ngjashëm me lirinë, emocionet dhe sinqeritetin, ndërsa tani sipas tij, është i mbyllur e i heshtur “në pritje të një sirene të re për sulm ajror”.