Rusia bën fushatë me qen për të ndalur urrejtjen ndaj saj
Ambasada e Federatës Ruse në Bosnjë-Hercegovinë ka publikuar në faqen e saj në Facebook një video propagandistike me mesazhin “Mos i urreni rusët”.
Me sulmin mbi Ukrainën, Rusia ka nxitur të mëdha në botë në botë, por edhe është sanksionuar nga vendet demokratike në botë.
Ndërkohë, mediat ruse dhe ato proruse po përpiqen të arsyetojnë aktivitetet e ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe të ulin presionin mbi gjithçka që është ruse. Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe një video propagandistike e publikuar nga Ambasada e Rusisë në Sarajevë, e cila është ngarkuar edhe në YouTube.
Videoja tregon një skenë të një feste në shtëpi të qenve dhe pronarëve të tyre dhe në një moment një burrë troket në derën e hyrjes me qenin e tij, një Husky siberian.
Organizatorja e festës hap derën dhe komunikon me dashamirësi me të deri në momentin që ai thotë se qeni i tij është një Husky siberian, rajon rus. Humori ndryshon dhe gruaja ua thotë troç se "nuk ka vend" për ta. Kur e dëgjuan këtë, qentë brenda shtëpisë u pikëlluan.
Në vazhdim të videos, qentë nuk iu bindën urdhrave të pronarëve, por gjetën mënyrën dhe dolën nga shtëpia për të shkuar te “mysafirët” e përzënë.
"Kufijtë janë në kokat e njerëzve. Le të ndalojmë me përhapjen e urrejtjes. Mos i urreni rusët", është mesazhi i videos propagandistike. /klilx.ba