Një raketë e pashpërthyer përfundoi në kuzhinën e një shtëpie në Kharkiv të Ukrainës, ka njoftuar Dailymail të dielën (20 mars). Siç bëhet e ditur, në vend të ngjarjes kanë dalë autoritetet ukrainase për ta hequr armën ruse.
Kharkivi është në mesin e qyteteve që janë shkatërruar nga forcat ruse.
Një pjesë e madhe e banorëve kanë ikur refugjatë, derisa trupat ushtarake ukrainase po e vijojnë rezistencën.