Zelenskyy i bën thirrje Vatikanit të ndërmjetësojë për bisedimet Ukrainë - Rusi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka folur me Papa Françeskun dhe ka sugjeruar që Vatikani duhet të luajë rol në përfundimin e luftës të nisur nga Rusia, raporton BBC-ja të martën.
Sipas postimit në Twitter, Zelenskyy i ka treguar Papës për situatën e vështirë humanitare dhe se si janë bllokuar korridoret humanitare nga trupat ruse.
Zelenskyy shtoi se “Roli ndërmjetësues i Selisë së Shenjtë për t’i dhënë fund vuajtjes njerëzore do të vlerësohej”.
Kjo deklaratë e tij vjen pasi të hënën tha se Jerusalemi mund të jetë potencialisht një vend për bisedimet e ardhshme të paqes të nivelit të lartë mes Ukrainës dhe Rusisë.